Telegrafi

Baptista mund të kalojë tek Inter

Edhe pse më herët agjenti i tij Herminio Menendez kishte thënë se “Bisha” do të qëndrojë në Olimpico, ai tani e ka ndërruar mendimin duke mos mohuar mundësinë e kalimit të brazilianit tek Inter.

“Roma nuk më ka thënë asgjë. Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë. Unë kuptoj për gjëra të tilla vetëm kur bisedoj me gazetarët, ata vazhdimisht më pyesin për Julio Baptistan dhe largimin e tij nga Roma. Të gjithë më flasin për një transferim. Transferim? Po në cilin klub?”.

“Kuptohet, qëndrimi (te Roma) është prioritet për të. Nëse Interi kontakton me mua, atëherë do të shohim. Nëse Interi do të fliste me mua për këtë situatë, atëherë do të mendonim se çfarë të bëjmë”, ka thënë Menendez për Romagiallorossa.com.