Telegrafi

Baptista: Kam qenë afër kalimit në Inter

Braziliani ishte cak i kampionit të Serie A, por megjithatë primar për Jose Morinhon gjithmonë ka qenë transferimi i Wesley Sneijder.

“Agjenti im çdo ditë më pati informuar për situatën dhe e dija se mund të përfundoj në Inter. Kishte diçka konkrete dhe unë isha i gatshëm të transferohem në Milano (qytet). Interi është klub me prestigj të madh dhe kjo do të ishte një përvojë e shkëlqyeshme për mua”, ka thënë Baptista.

“Por tash jam i fokusuar vetëm në Romë dhe dua të luaj mirë për klubin tim. Qëllimi im është të ftohem të luajë në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut”, ka shtuar braziliani.