Telegrafi

Baptista do të qëndrojë te Roma

Braziliani është paraqitur vetëm shtatë herë në Serie A këtë sezon dhe dy herë në Europa League, pasi që trajneri Claudio Ranieri preferon në sulm Mirko Vucinicin dhe Francesco Tottin.

“Shumë skuadra e duan atë, mirëpo ai mendon vetëm për Romën. Gazetat shkruajnë tituj, njerëzit flasin, mirëpo Julio dëshiron të ketë sukses me Romën… Ai është lojtar i Romës dhe i tillë do të mbetet”, ka thënë Menendez. /Telegrafi/