Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) njofton se sipas rregulloreve të shtetit, nuk lejohen personat fizik e as juridik që të investojnë në valuta virtuale apo kriptovaluta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
BPRM-ja bën të ditur se nuk lejohet as hapja e xhirollogarive dhe blerja e letrave me vlerë dhe instrumenteve finaciare derivative jashtë vendit, përveç përjashtimeve të shkruara.
Reagimi vjen pas njoftimeve për kurse falas virtuale për bitcoin dhe mënyrën e tregtimit me këtë (kripto)valutë digjitale, duke shtuar se këto valuta kanë marrë hov në nivel botëror, por pa u bërë të ditur rreziqet që pasojnë, edhe pse bitcoin është pranuar në disa vende.
Vlera e këtyre valutave rritet varësisht nga kërkesa, por edhe tregu është jostabil./Telegrafi/