Site icon Telegrafi

Banorja nga Manastiri tentohet të përdhunohet nga fqiu i saj

33 vjeçarja B.E. nga Manastiri, dje në mëngjes ishte sulmuar nga fqiu i saj B.N. përderisa nga ai ka kërkuar ndihmë rreth instalimit të ujësjellësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga policia informojnë se gruaja ka shkuar deri të shtëpia e fqinjit, përderisa ka hyrë te shtëpia e tij, ai ka filluar ta përqafojë, puthë dhe e ka prekur në pjesët intime të trupit.

B.E. ka refuzuar dhe e ka shtyrë, ku më pas fqiu me forcë ka vazhduar ta prekë dhe i’a ka grisur rrobat e brendshme.

Pas paraqitjes, policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, kurse kundër kryerësit ka ngritur padi penale. /Telegrafi/

Exit mobile version