Site icon Telegrafi

Banori i Zajazit përderisa udhëtonte në Zvicër, ‘nuk e ka ditur’ se kishte me vete plumba

Një banor i Kërçovës, gjegjësisht nga fshati Zajas ka dashur të udhëtojë në Zvicër nëpërmjet aeroportit të Shkupit, por me vete kishte edhe armë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në çantën e tij policia ka gjetur pesë plumba, katër të kalibrit 38 (Speciale) dhe një plumb të kalibrit 38 (magnum), të cilat ishin të vendosura në një kuti kapsulash ose tableti. Ai deklaroi se nuk posedon leje të armëve dhe se nuk ka armë në shtëpinë e tij, kurse për plumbat nuk dinte të përgjigjet sesi janë gjetur te ai. /Telegrafi/

Exit mobile version