Banori nga qyteti i Resnjës K.SH (51 vjeçar) dje e ka paraqitur në polici për mungesën e 129.400 frangave zvicerane nga kasaforta e tij në filialën e bankës Komerciale në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetari nga Resnja ka informuar policinë se për herë të fundit e ka hapur kasafortën më 5 gusht dhe deri atëherë ka qenë i sigurtë se paratë kanë qenë aty.
Gjatë kontrollit të policisë në kasafortën e tij janë gjetur gjithësejt 70.600 franga zvicerane dhe 250.000 denarë./Telegrafi/