66-vjeçari nga Reçica e Madhe I.B, ka humbur jetën rreth orës 15:30 nga lëndimet që i ka marrë në një aksident komunikacioni.
Siç njoftojnë nga MPB, duke drejtuar automjetin “Opel Astra” me tabela të Tetovës, i ndjeri I.B ka goditur në shtyllë elektrike në rrugën lokale Pirok-Tetovë në Reçicë të Vogël. Ai ka qenë i dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku ka humbur jetën.
Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/