Telegrafi

Banori i Kievit shkon në dyqan për t’i përgatitur fëmijës ushqim

Derisa forcat ruse vazhdojnë të vënë në cak infrastrukturën kritike të energjisë në Ukrainë, banorët janë përballur me ndërprerje të energjisë dhe mungesë të ujit.

Të enjten, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se rreth 70 për qind e kryeqytetit ukrainas ishte ende pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.

“Inxhinierët e energjisë elektrike po bëjnë çmos për të rikthyer (energjinë elektrike) sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai dhe shtoi se furnizimi me ujë ishte rikthyer në rreth gjysmën e Kievit në bregun e majtë të lumit Dnipro.

Videoja e mëposhtme tregon një prind në Kiev i cili shkoi në një dyqan me gjenerator për t’i përgatitur ushqim fëmijës së tij.  /Telegrafi/