Gjatë pandemisë, shumë njerëzve u është dashur të ndryshojnë mënyrën se si bëjnë jetesën, kështu që është pak befasuese të dëgjosh se si një lagje e tërë është shqetësuar nga një djalë, përkatësisht mënyra e tij e të bërit biznes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një djalë, i cili udhëheq një biznes të makinave me qira nga shtëpia e tij.
Ju mund të pyesni se çfarë lloj shtëpie është kjo.
Siç bëhet e ditur, ai po e realizon biznesin e tij në shtëpinë me një vend parkimi të vetëm të dedikuar.
Yosef Rabinovitz, pronari i Take It EZ LLC, biznesi në fjalë, zotëron një shtëpi të vetme familjare prej 139 metrash katrorë në Hollywood, Florida.
Çuditërisht, kur u përball me gazetarët, Rabinovitz mohoi të kishte njohuri për biznesin.
“Çfarë biznesi i makinave me qira? Unë nuk jam duke bërë diçka të tillë”, citohet të ketë thënë ai ndërsa pastronte në mënyrë aktive Jeep Grand Cherokee. /Telegrafi/