Site icon Telegrafi

Banori i bllokuar nxirret i gjallë nga rrënojat e pallatit, gruaja dhe fëmijët ende të bllokuar

Një mision shpëtimi është realizuar drejtpërdrejtë në transmetim në Report Tv.

Bert Cara 57-vjeç, i cili kishte mbetur i bllokuar në rrënojat e katit të dytë në një pallat në Thumanë ka nxjerrë kokën teksa forcat ushtarake po gërmonin për të hequr barrierat bllokuese të cilat kanë mbuluar edhe të tjerë persona gjendja te cilëve ende nuk dihet.

Misioni për shpëtimin e tij ka zgjatur për disa minuta. Ai ka pësuar disa dëmtime në kokë, ndërsa duket se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar. Ndërkohë të bllokuar nën rrënoja vijojnë të jenë gruaja dhe 4 fëmijët e tij.

Gjatë gjithë kohës familjarët e tij kanë qëndruar pranë forcave të ushtarake dhe janë përlotur, nga kjo situatë. Banori është transportuar me barrelë drejt spitalit, për të marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Exit mobile version