Site icon Telegrafi

Banori i Alaskës nuk mund të besonte se në oborr i kishin hyrë disa këlyshë rrëqebulli (Foto)

Tim Newton nga Alaska e Shteteve të Bashkuara, nuk mund të besonte se para derës së shtëpisë së tij, ishin mbledhur disa këlyshë rrëqebulli.

Fotografi ishte zgjuar prej zhurmave të shumta, duke menduar se ishin hajnat që po ia thyejnë shtëpinë, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ishin gërvishtjet që bënin gjallesat e vogla, derisa kishin dalë prej pjesës malore në vendbanim dhe kërkonin ushqim.

“Isha shumë me fat, që arrita ta shihja këtë kafshë të rrallë nga afër. Madje, ishte edhe nëna rrëqebull, që luante me shtatë të vegjlit e saj” ka thënë Newton.

Me të dëgjuar zhurmën, ai ishte ngritur ngadalë duke menduar se është ndonjë ari i rrezikshëm.

“Vendbanimi im është i mbushur me kafshë të ndryshme, por kurrë nuk kam parë rrëqebull. Ishin shumë miqësor dhe të dashur” ka shtuar ai.

Pas një kohe që kishin luajtur në oborrin e tij, gjithnjë nën vëzhgimin e nënës së tyre, të vegjlit që i përkasin një species shumë të rrallë, kanë ikur sërish. /Telegrafi/

Exit mobile version