Site icon Telegrafi

Banorëve në Sydney iu kërkohet të evakuohen, shkaku i përmbytjeve më të mëdha në 22 vitet e fundit

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të evakuohen nga Sydney, si pasojë e përmbytjeve më të mëdha në dy dekada.

Gjatë ditës së sotme, nga regjioni Narrabeen Lagoon është bërë largimi i detyrueshëm i banorëve, pasi uji kishte arritur nivele ekstreme, transmeton Telegrafi.

Derisa banorëve në Moorebank, Chipping Norton dhe Milperra, iu është kërkuar që të largohen deri në orët e pasdites.

Varësisht nga niveli i ujit, brenda dy orëve mund të kërkohet që të bëhen evakuime në regjione tjera dhe është kërkuar të mos kalohet nata në ato pjesë.

Rreth 1,000 shtëpi janë përmbytur nga uji dhe janë të pashfrytëzueshme, derisa njësitet emergjente, po i ndihmojnë banorët t’i dërgojnë në zona të sigurta. Janë dy kampe të mëdha, të ngritura për të plotësuar nevojat e atyre që kanë mbetur pa strehë.

Meteorologët kanë thënë se përmbytjet mund të jenë edhe më të mëdha, pasi të reshurat e shiut do të vazhdojnë edhe më tutje.

Këto konsiderohet të jenë përmbytjet më të mëdha në 22 vitet e fundi, prej tyre që shkaktuan dëme te mëdha në vitin 1998. /Telegrafi/

Exit mobile version