Zyrtarët policorë kanë shkuar derë më derë në një lagje periferike në Derbyshire të Anglisë, që t’ju kërkojnë banorëve të largohen sa më parë që është e mundur.
Evakuimi i 6,500 banorëve, është bërë nga frika e rritjes së plasaritjes në digë dhe rrëzimit të një muri mbrojtës, si pasojë e fryrjes së ujit, pas pesë ditë të reshura të pandërprera, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ekspertët e kanë siguruar digën, është një sasi deri në 1.3 milionë ton ujë që e mbron kjo strukturë e ndërtuar më 1831, andaj edhe mund të ndodhë ndonjë e papritur. Atyre iu kërkua që ta marrin edhe barnat dhe kafshët shtëpiake, pasi nuk do të kthehen për disa ditë.
Shumë banorë që ndodhen disa kilometra larg, kanë ofruar të ndajnë shtëpitë e tyre me banorët që janë evakuuar, derisa në dispozicion janë edhe disa shkolla. /Telegrafi/