Site icon Telegrafi

Banorët i vënë flakën laurës në hyrje të Grykës së Rugovës (Foto)

Vendimi i marrë për vendosjen e një laure në hyrje të Grykës së Rugovës, është kundërshtuar nga banorët, aktivistë e ambientalistë të asaj pjese.

Lexo po ashtu Vendosja e laurës në Grykën e Rugovës, AMMK thotë se tani për tani nuk do të aplikohet taksë

Punimet të cilat kishin filluar dje për ndërtimin e kësaj laure, u ndërprenë shkaku i kundërshtimeve nga ana e banorëve.

E sot, banorët e Rugovës kanë marrë veprime tjera për ta kundërshtuar ndërtimin e kësaj laure, që sipas tyre është e papranueshme.

Ata kanë dëmtuar tullat e vendosura për gurthemelin e laurës, si dhe i kanë ndezur thasët e çimentos.

Ndryshe sot, drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina ka thënë për Telegrafin, se kjo laurë ka për qëllim ndalimin e dukurive negative siç janë prerja e pyjeve dhe se assesi nuk bëhet fjalë për vendose të taksës për qytetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version