Telegrafi

Banorët u kthyen në shtëpitë e djegura, pasi zjarret masive përfshinë atë zonë të Kalifornisë

Shumë shtëpi në një zonë të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, janë djegur nga zjarret masive që vazhduan për tri ditë dhe ishte e pamundur të shuheshin.

Për shkak të flakëve, është urdhëruar evakuimi i 100 mijë banorëve, ndërsa gjatë ikjes e kanë humbur jetën dy persona, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Tani që flakën janë vënë nën kontroll, banorëve iu është lejuar rikthimi, vetëm se shtëpitë e shumë prej tyre nuk ishin më në gjendjen e mëparshme.

Dëmet nga zjarret konsiderohen si mjaft të mëdha, pasi kanë pësuar shumë objekte branimi, si dhe vetura të ndryshme.

Në kohën kur qindra zjarrfikës përpiqeshin të shuanin flakët, janë mbyllur dy autostrada dhe disa rrugë të asaj zone. /Telegrafi/