Site icon Telegrafi

Banorët tregojnë si humbën jetën Florenta dhe Florent Mramori (Video)

Në lagjen “Kolovica” të Prishtinës sot kanë vdekur dy fëmijë, vëlla e motër si pasojë e rënies në një gropë.

Banorët e zonës thonë se gropa në të cilën kanë rënë dy fëmijët, vëlla e motër, Florenta Mramori 13-vjeçare dhe Florent Mramori 11-vjeçar, është hapur para rreth dy vjetësh nga një kompani gurthyese. Ata fajësojnë kompaninë dhe Komunën për mos-mbyllje të gropës, transmeton Koha.net.

Prindi i viktimave, Muhamet Mramori, nuk ka dashur të prononcohet për medie, ndërsa fqinji i tij, Xhemajl Osaj, ka thënë se së bashku me dy fëmijët e vdekur kanë qenë edhe fëmijë tjerë, që loznin pranë gropës.

Trupat e pajetë momentalisht janë dërguar në mjekësinë ligjore dhe nesër pritet t’i kthehen familjes.

Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësen e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, e cila ka thënë se shpejt do të dalin me një komunikatë për medie, sepse janë duke mbledhur informacione në terren, por që ka potencuar se gropa nuk ka qenë si pasojë e punës së Komunës së Prishtinës.

Exit mobile version