Disa gropa janë shfaqur në të gjithë Kroacinë qendrore pas tërmetit vdekjeprurës në dhjetor.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë sidomos për një numër krateresh janë gjetur në një rajon të banuar rrallë, rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Zagreb.
Shkencëtarët kanë shkuar në Mecencani dhe fshatra të tjerë për të vëzhguar dhe studiuar vrimat e rrumbullakëta.
“Ato u shfaqën për shkak të përbërjes specifike gjeologjike të kësaj zone, pasi toka qëndron mbi shkëmbinj gëlqerorë të ngopur shumë me ujëra nëntokësore”, tha gjeologu Josip Terziç i Shërbimit Gjeologjik Kroat.
Dy muaj më parë, shtatë vetë gjetën vdekjen në Kroaci pasi një tërmet me fuqi 6.4 i shkaktoi dëme të mëdha qytetit të Petrinja.
Prej atëherë, rreth 100 gropa zhytëse janë vërejtur në rajon.
Shumë prej tyre janë shfaqur pranë shtëpive dhe tokave bujqësore, duke bërë që të alarmohen banorët, ndërsa autoritetet lokale të këshillojnë për kujdes.
Ndërsa pamja e gropave nuk është e pazakontë pas aktivitetit të fortë sizmik, banorët janë befasuar nga numri që është gjetur dhe shpejtësia me të cilën ato u shfaqën.
Gjeologët kanë thënë se tërmeti përshpejtoi procesin e formimit të gropës që normalisht do të duhej me vite, nëse jo me dekada.
Ndërsa rajoni i Ballkanit qëndron në një “zonë të nxehtë”, tërmetet janë të zakonshme në Kroaci, por ato zakonisht nuk janë të forta. /Telegrafi/