Selaci është fshati më i largët i Komunës së Mitrovicës, fshat malor me dimra të ftohtë. Ky fshat ka 15 familje me 90 banorë.
Dhe siç raporton rtv21. Tv, shpërngulja pas lufte në këtë fshat vazhdon me të madhe.
Si pasojë, në shkollën e fshatit kanë mbetur vetëm 11 nxënës nga arsimi parashkollor e deri në klasën e nëntë.
Madje, siç thuhet më tej, në klasën e tretë dhe të pestë nuk ka asnjë nxënës.
Rruga shumë e dëmtuar, kurse udhëtimin nga Mitrovica e paguajnë vetë mësimdhënësit. /Telegrafi/