Telegrafi

Banorët në protesta kundër deponisë “Drislla”

Deponia Drislla vazhdon të paraqes problem të madh për banorët që jetojnë në afërsi të saj. Banorët e fshatrave përreth si Draçevë, Batincë, Lisiçe protestuan sot kundër deponisë Drislla.

Ata thonë se kohëve të fundit mbeturina sillen nga qytetet e tjera të vendit gjë që dëmton edhe më shumë ambientin e tyre dhe rrit nivelin e ndotjes dhe kundërmon erë e keqe.

Këta banorë apelojnë deri tek institucionet komunale që të ndërmarrin masa, sepse sipas tyre rajonit përreth Drisllës i kanoset bombë ekologjike.