Site icon Telegrafi

Banorët në Porto Romano në protestë kundër mbetjeve të dyshuara të rrezikshme

Banorët e zonës e Porto Romanos ku janë vendosur konteinerët me mbetje të dyshuara të rrezikshme, kanë dalë në protestë këtë të dielë.

Ata shprehin kundërshtimin e tyre të fortë ndaj magazinimit të mbetjeve pranë zonave të banuara, duke theksuar rreziqet serioze për shëndetin dhe mjedisin.

Protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të mbetjeve dhe zhvendosjen e tyre në zona të përshtatshme, larg vendbanimeve.

Ata apelojnë për ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse, duke paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve nëse shqetësimet e tyre nuk merren parasysh.

Gjatë ditëve në vijim pritet të merren mostra nga disa konteinerë për analiza të mëtejshme për të përcaktuar llojin e këtyre mbetjeve./Tv Klan

Exit mobile version