Site icon Telegrafi

Banorët në panik teksa leopardi ngjitet në ndërtesë, vrapon ‘egërsisht’ nëpër qytetin indian dhe i sulmon ata

Banorët u gjendën në panik pasi një leopard hyri në qytetin e Krishnarajanagara, Karnataka të Indisë, më 4 nëntor, duke vrapuar egërsisht dhe duke sulmuar banorët vendas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë leopardin e egër duke u përpjekur të ngjitet në një ndërtesë.

Pasi nuk e bën këtë, ai vrapon drejt rrugës dhe përplaset me një motoçikletë.

Pamjet paraqesin imazhe të motoçiklistit që rrëzohet në rrugë dhe kafsha përplaset me një njeri që bie në tokë përpara se të zhduket në shkurre.

Për fat të mirë, departamenti i pyjeve arriti të kapte dhe shpëtonte kafshën me ndihmën e një rrjete të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version