Telegrafi

Banorët në panik prej lakuriqit të natës, që iu fluturonte nëpër shtëpi (Video)

Jimmy Galloway dhe bashkëshortja tij Joan, ishin duke shikuar television në shtëpinë e tyre në Kildare të Irlandës, kur iu hyri brenda një visitor i padëshiruar.

Lakuriqi i natës që fluturonte nëpër dhoma dhe korridor, i futi banorët në panik, duke bërtitur dhe mos ditur se si të vepronin, transmeton Telegrafi.

“Kemi pasur një visitor të pa ftuar, një lakuriq. E di që nuk janë të rrezikshëm, por frikësohesha se do më kapej për flokë, për këto pak që më kanë mbetur” ka shkruar Galloway.

Në fakt, ishte ai që u ngri nga frika dhe vetëm bërtiste derisa regjistronte me telefon, derisa bashkëshortja tij ishte më e guximshme dhe u ngrit që ta hapte derën.

Me të bërë disa lëvizje nëpër shtëpinë e tyre, shpeza ka fluturuar përjashta, pa shkaktuar ndonjë dëm, por duke i lënë me një tregim shumë interesant. /Telegrafi/