Telegrafi

Banorët lirojnë krokodilin pasi kishte notuar për gjashtë vjet me një gomë rreth qafës

Një krokodil i egër që kishte një gomë rreth qafës për gjashtë  vjet, u lirua më në fund nga një banor heroik indonezian, e cila e ngrehu në një kurth.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët dhe banorët lokalë konfirmuan të martën se bisha ishte liruar nga goma dhe u lëshua në natyrë.

Autoritetet janë përpjekur që ta kapin krokodilin nga një lumë që nga viti 2016, pasi banorët e qytetit Palu në ishullin Sulawesi në ishullin Sulawesi e panë zvarranikun me gomën të mbështjellë rreth qafës.

Por ishte një banor vendas që kapi zvarranikun. Tili, një 34-vjeçar, përdori pulën si karrem dhe litar për ta kapur atë derisa thotë se ishte përpjekje tre-javore; derisa më pas e ndihmuan dhjetëra vendas për ta tërhequr zvarranikun në breg dhe për t’ia prerë gomën. /Telegrafi/