Site icon Telegrafi

Banorët e Tetovës, të ngopur me premtime boshe (Video)

Transporti publik, rruga Bllagoja Toska, ndërrimi i emrave të shkollave, shkolla fillore në Reçicë të Vogël dhe në Sellcë, “Lagja e studentëve”, pika për selektimin e mbeturinave dhe një sërë problemesh të tjera në infrastrukturë, janë temat që viteve të fundit i ka ngritur si probleme televizioni Alsat për qytetin e Tetovës, por që, për fat të keq ende nuk është bërë asgjë në drejtim të realizimit dhe përmirësimit të tyre. Banorët shprehen skeptik se diçka do të bëhet në këtë drejtim, ata thonë se, janë ngopur me premtime.

Për temat në fjalë, është premtuar disa herë, si nga e para e komunës Teuta Arifi, po ashtu edhe nga ish kreu i këshillit komunal Hisen Xhemaili edhe atë duke premtuar pothuajse çdo vit zgjidhjen e problemeve.

Dhe këto premtime, të formës së njëjtë, vazhdojnë edhe tani në vitin 2018, duke premtuar se, këtë vit do bëhet rruga Bllagoja Toska, Transporti publik, do ndërrohen emrat e shkollave, por do të ndërtohen edhe shkollat fillore në Reçicë të vogël dhe në Sellcë të malësisë së Sharrit.

https://www.youtube.com/watch?v=UFbBElx-0IA

Exit mobile version