Vazhdon problemi me ujin për pije për banorët e Tearcës, qytetarët thonë se aktualisht uji që rrjedh nga çezmat e tyre përdoret vetëm për çështja teknike, ndërsa për pije ata duhet të blejnë.
“Uji nuk është i pijshëm mirëpo më pas se çfarë do të bëhet nuk e dimë. Për tu larë e përdorim por për të pij nuk e përdorim”.
“Nuk është I pijshëm uji , për tu larë e përdorim, ma shumë blejmë ujë”.
“Problem sa të duash vetëm se nuk punojnë, nuk është i pijshëm, e përdorim vetëm për haje, për pije jo vetëm për ushqim, për të larë po mundet.”
Mefail Miftari nga ndërmarrja Higjiena Tearcë problemin për ujin për pije e hedh dy kompanive të hidrocentraleve, sipas të cilit kanë bërë pastrimin e rezervuarëve të tyre pa lejen e komunës.
“Pa lejen tonë e kanë pastrua bazenin e tyre. Ja ku e kam dokumentin ia kamë dërgu nëpërmjet postës ato duhet të vinë këtu të japin një përgjegjësi nëse jo un do shikoj në Ministrin e Ekologjisë nëse janë bërë këto hidrocentrale për të mirën e dikujt duhet edhe mos ti bëjnë dëm dikujt”, tha Mefail Miftari, drejtor i NP Higjena Tearcë.
Pretendimet e Miftarit i hedh poshtë kompania “Sol Hydropower” , në reagimin e tyre thuhet se nuk kanë pastruar rezervuarët dhe se përgjegjësia duhet të kërkohet në tjetër vend jo tek ata.
Nga Shtëpia e Shëndetit Publik Tetovë thonë se gjendja gradualisht po qetësohet dhe nuk ka raste të reja masive të infektimit në popullatë.
“Analizat e mostrave të ujit të marra gjatë javës së kaluar tregojnë një përmirësim dramatik në pamjen mikrobiologjike të mostrave të ujit të analizuar dhe rezultatet e marra kanë tendencë të jenë më afër parametrave të dëshiruar mikrobiologjik dhe higjienik të ujit të pijshëm të operuar nga PCE”, thonë nga Shtëpia e Shëndetit Publik.
Nga Shtëpia e Shëndetit Publik Tetovë apelojnë që edhe banorët e fshatrave Gllogj dhe Përshefc mos ta përdorin ujin për pije, por vetëm për përdorim teknik./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=_-2VBQ4en28