Qentë endacak kanë pushtuar shumë qytete të vendit. Përveç se në pjesët periferike të Kumanovës, banorët ndjehen të rrezikuar edhe në sheshin e qytetit. Në hyrje të qendrës më të frekuentuar që njihet si lokaliteti i Garnizonit, ku ndodhen shumë lokale e përfaqësi të bankave, prania e madhe e qenve endacak shkakton frikë dhe pasiguri te qytetarët.
Nga Komuna e Kumanovës për Alsat-M thonë se pavarësisht përpjekjeve të tyre problemi nuk po zgjidhet pasi shumë qenë nga Shkupi po sillen me kamion në Kumanovë.
Prania e qenve endacak përbën problem të madhe edhe për banorët e Tetovës, sidomos për ata të fshatrave.
Ditë më parë nga kafshimi i qeneve endacak ka ndërruar jetë një fëmijë katër vjeçar nga Kërcova ndërsa janë raportuar edhe raste tjera të sulmeve nga qentë./Telegrafi/