Pranë një lumi në Bristol të Anglisë, është shfaqur një trup si i njeriut, i tëri i mbështjellë me litarë.
Megjithëse duket sikur atë e ka nxjerrë uji, shihet se është vendosur aty nga dikush, por nuk bëhen të ditura motivet apo çfarë është në të vërtetë, transmeton Telegrafi.
“Është një trup metali, që duket sikur mumie. Po ta shikosh nga larg të frikëson, por nga afër shihet se është vetëm një lojë”, ka thënë një banor lidhur me rastin.
Objekti misterioz, besohet të jetë lojë në prag të natës së shtrigave, apo ndonjë projekt artistik. /Telegrafi/