Telegrafi

Banorët e Radushës dhe Vorcës: Askush nuk na viziton prej partive politike!

Në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, LR-PDSH, ka zhvilluar takim me banorët e Radushës dhe Vorcës.

‘Në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve me qytetarët, kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela vizitoi vendbanimet e Radushës dhe Vorcës ku u prit ngrohtësisht nga banorët vendas, me të cilët bashkbiseduan për jetën në këto troje, papunësinë, emigrimin e rinisë, infrastrukturën, si dhe për situatën politike në përgjithsi.

Banorët e këtyre zonave iu ankuan Kryetarit të LR-PDSH-së se asnjë deputet i zonës nuk i viziton jashtë periudhës së zgjedhjeve, ndërsa pushteti i ka braktisur që moti. Kësaj rradhe shohin shpresë të madhe te Ziadin Sela duke premtuar që do ta mbështesin fuqimisht’, thuhet nga Lëvizja për Reforma. /Telegrafi/