Site icon Telegrafi

Banorët e qytetit në hall me qindra dhi të egra (Foto)

I gjithë qyteti që ndodhet në perëndim të Australisë, është në hall me qindra dhi të egra, që nuk duket se do të largohen nga aty.

Grupi prej afro 300 dhive, po shkaktojnë dëme të mëdha në pronat private dhe publike të Kalambadas me rrethinë, transmeton Telegrafi.

Kafshët që nuk dihet prej nga kanë ardhur, po sulmojnë veturat dhe po ngjiten mbi to, duke shkaktuar probleme në trafik.

“Po brengosin pronarët, duke ia ngrënë të mbjellat nëpër kopshte të hapura. Nuk po mund t’i ndalojmë, por po bëjmë përpjekje t’i largojmë fizikisht”, ka thënë për medie, një nga udhëheqësit komunal.

Deri më tani, dhjetëra dhi janë kthyer me forcë në vendin ku jetojnë, por shumica ende qëndrojnë në qytet.

Këto kafshë që jetojnë në male, duket se kanë zbritur në rrafshinë, sepse kanë nevojë për ushqim apo janë ndjekur nga egërsirat. /Telegrafi/

Exit mobile version