Banorët e komunës Pustec të Republikës së Shqipërisë, nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale në Maqedoni sepse pjesa më e madhe e tyre kanë mbetur pa adresë banimi në territorin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maqedonasit nga Prespa e Vogël në vitin 2013 kanë votuar masovikisht në zgjedhjet lokale, me çka u zbulua se në një adresë banimi janë regjistruar nga pesëdhjetë banorë.
“Të gjitha rastet e dyshimta që janë përcjellur deri te MPB me procedurë përkatëse janë përpunuar dhe për atë kategori të personave janë marrë masat e duhura administrative dhe janë sjellë vendimet e duhura. Gjatë viteve 2016 dhe 2017 janë sjellë 846 vendime për anulim të vendbanimit të personave”, thonë nga MPB.
Për shkak të parregullsive zgjedhore Prokuroria Speciale Publike hapi procedurë hetimore, ndërsa më pas ngriti edhe aktakuzë për rastin “Titanik” dhe kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Themelko si i akuzuari kryesor është në paraburgim në burgun e Shkupit, për rastin “Titanik”./Telegrafi/