Banorët e Prelezit të Muhaxherëve në Ferizaj organizojnë spektakël me kuaj
Kryesia e fshatit Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj kanë organizuar një ceremoni dhe spektakël me kuaj të racave të ndryshme për ta shënuar festën e Pavarësisë së Kosovës. Ata për here të tretë me radhë në këtë mënyrë po e festojnë ditën e Pavarësisë për të kujtuar, sakrificën dhe të rënët për lirinë e Kosovës dhe duke mos harruar traditën dhe kulturën e banorëve të fshatit Prelez dhe të vendit.
Adnan Reka, përfaqësues i fshatit Prelezi i Muhaxherëve në Komunën e Ferizajt, ka thënë se janë mbledhur për të festuar një ditë të veçantë dhe të rëndësishme të historisë, ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai shpjegon se ky është momenti kur kujtojhen sakrificat, forcat dhe guximin e gjithë atyre që ranë dëshmorë që ne ta gëzojmë këtë ditë, të cilët na mundësuan të jetojmë të lirë dhe krenar në tokën tonë.
“Por sot për veç se festojmë ne japim edhe një tjetër kuptim kësaj dite me një spektakël të jashtëzakonshëm që bashkon traditën, kulturën dhe dashurinë për kuajt dhe këtë sport që ne e kemi si fshat dhe si komunitet. Sot më 17 shkurt arena jonë do të bëhet qendra e një evenimenti të paharrueshëm e herës së tretë sepse ky është viti i tretë që ne e kemi krijuar historinë që ne po e gëzojmë, po e festojmë dhe po e shijojmë këtë ditë të veçantë. Sot do të kemi paradën e kuajve të bukurisë me shfaqje atraktive unike dhe me kuaj të racave autoktone dhe nga jashtë, një festë që e bashkon komunitetin tonë”, ka thënë Reka./Telegrafi/