Site icon Telegrafi

Banorët e prekur nga tërmeti ankohen: Na vendosën në çadra pa shtroje

Kur ka kaluar ora 22:00 banorët e Durrësit, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti, ende nuk janë akomoduar si duhet.

Banorja e Durrësit, Vlume Valla, e cila është nënë e katër fëmijëve dhe që mban vajzën me dy jetimë thotë shtëpia e saj ka disa dëmtime por thotë se objekti pranë saj rrezikon shumë shtëpinë e saj.

Ajo në një videolidhje për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se fëmijët janë të traumatizuar nga ajo që ka ndodhur, përcjell Telegrafi.

E moshuara thotë se kanë qëndruar rreth katër orë në qiell të hapur, ndërsa më pas janë vendosur në një çadër me pak shtroje.

“Ashtu kemi vendosur fëmijët në çadër e që ata janë tre, katër e njëmbëdhjetë vjeç”.

Lexo po ashtu Banori nga Thumana: I kam katër anëtarë të familjes nën rrënoja, ushtarët e Kosovës po rrezikojnë jetën e tyre duke na ndihmuar

Zonja Valla thotë se organizimi për akomodimin e këtyre familjeve ishte shumë i dobët nga ana e Kryqit të Kuç dhe Bashkisë së Durrësit pasi sipas saj ata që kanë mundur të depërtojnë kanë marrë kishte më të mira ndërsa tjerët kanë mbetur./Telegrafi/

Exit mobile version