Lagjja Angleze, e ndërtuar me arkitekturë dhe standarde Angleze të stilit ‘Regency’, Chelsea Point në Prishtinë, tashmë ka filluar t’i mirëpresë banorët e parë teksa po fillojnë jetën e tyre të re në këtë lagje.
E vendosur në një natyrë jashtzakonisht të bukur, Chelsea Point është lagjja e vetme banuese e këtij stili dhe standardi në Kosovë dhe Ballkan, e cila shquhet për qetësinë dhe ambientin relaksues. Vetëm 7 minuta larg qytetit të Prishtinës, Bërnica Park është përzgjedhur si vendi ideal për ndërtimin e kësaj lagje duke marrë parasysh nevojën për ajër dhe ambient të pastër, natyrë të bukur për çlodhje nga ngarkesat e përditshme dhe jetesë kualitative.
Investitori Anglez, Alan Fox, shprehet se bukuria e natyrës së Bërnicës e inspiroi për idenë që të sjellë në Kosovë shtëpitë e mirënjohura Angleze të stilit ‘Regency’, të cilat shquhen për arkitekturë dhe dizajn unik, kualitet dhe reputacion të pashoq për madhështi dhe elegancë.
“Jemi shumë entuziastë teksa shohim banorët e parë që po shpërngulen për të filluar jetën e tyre të re në Chelsea Point. Ne kemi ndërtuar gjithçka me përkushtimin më të lartë, që të bëjmë realitet këtë projekt përrallor. Ne nuk ndërtojmë vetëm shtëpi – ne ndërtojmë ëndrra”, u shpreh Fox.
Përderisa faza e parë e punimeve ka përfunduar dhe banorët e pare po shpërngulen që të fillojnë jetën e tyre të re në Bërnica Park, me rastin e fundvitit Chelsea Point ka në shitje shumë prona me oferta festive për fundvit me kushte dhe mundësi kredi-marrje të jashtëzakonshme. Na ndajnë vetëm pak ditë nga lajmërimi i një oferte që ndodhë një here në jetë për njërën nga shtëpitë e Chelsea Point, andaj mos harroni të ndiqni ofertat dhe lajmet e tyre!
Për më tepër, vizitoni www.chelseapoint.net ose telefononi në 045 703 032. /Telegrafi/