Site icon Telegrafi

Banorët e Ohrit do të marrin vetëm 15% të dëmshpërblimit prej dëmeve të shkaktuara nga tërmeti që ndodhi në korrik të vitit të kaluar

Siç thonë për Alsat, Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, pagesa do të fillojë ditën e hënë. Tërmeti më i fuqishëm që goditi Ohrin ishte më 3 korrik në vitin 2017, me 5,1 ballë. Kishte dëme duke çuar 862 kërkesa për kompensim financiar nga shteti. Kërkesa erdhën nga 60 persona juridik dhe nga 806 persona fizik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shuma totale e dëmeve ishte 43 milionë denarë. Këtë raport ia kemi dërguar Qeverisë dhe më 2 tetor, Qeveria ka marrë vendim për të kompensuar dëmet nga tërmeti, me gjithsej 15% nga shumica e përgjithshme” thotë Rade Beljanovski nga Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve.

Lexo po ashtu Tërmetet në Ohër kanë shkaktuar dëme rreth 1 milionë euro

Qytetarët thonë se shuma që ka ndarë shteti për këtë qëllim është qesharake dhe nuk korrespodon me dëmet që kanë pësuar. Ata nuk dëshirojnë të flasin publikisht, duke u frikësuar se nuk do të marrin asgjë./Telegrafi/

Exit mobile version