Reshjet e borës gjatë javës së kaluar kanë shkaktuar shumë probleme në qarkullimin e qytetarëve nëpër rrugët e kryeqytetit.
Një banor i Rrugës “Qëndresa” në lagjen Mati i ka dërguar Telegrafit disa fotografi të kësaj rruge, ku shihet se askush nuk ka intervenuar për largimin e borës.
Banori thotë se disa herë kanë kërkuar nga Komuna që të intervenojë, por deri sot nuk është intervenuar në largimin e borës nga rruga. /Telegrafi/