Site icon Telegrafi

Banorët e një qyteze në Uells ndajnë fitimet e lotarisë milionëshe

Mbi 400 persona të një qyteze në Wales festuan me shampanjë pasi që të gjithë banorët e qytezës i ndanë së bashku paratë e fituara të Lotarisë së “Kodit Postar të Popullit”, shumë jo e vogël prej 3,7 milionë funtash britanike (rreth 4.3 milionë euro).

Nëntë fqinjë fatlum nga Pen-Y-Dre të Rhymney morën shumën më të madhe nga këto para të fituara, pasi që kodi postar i tyre, NP22 5DL, u shpall kodi fitues i çmimit të madh.

Edward Owen, 76 vjeçar, i cili i bleu dy bileta lotarie, i fitoi 370,000 funta, ndërsa tetë të tjerët i fituan nga 185,000 funta, përcjell Telegrafi.

Punëtori i pensionuar i fabrikës së çelikut tha se ai ishte “tejet i ngazëllyer” dhe se planifikon që me paratë e fituara të blejë një veturë të re dhe që të lundrojë rreth botës.

“Asnjëherë nuk pret që të fitosh këtë shumë të parave. Nuk mendoj se do të më besojnë kur do t’u tregoj për shumën që e kam fituar”, tha Owen. /Telegrafi/

Exit mobile version