Site icon Telegrafi

Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli – në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Banorët e një lagjeje janë shprehur se janë në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli në skena të ngjashme me filmin horror të Alfred Hitchcock, The Birds.

Pronarët e shtëpive pohojnë se nuk janë në gjendje të ulen në kopshtet e tyre nga frika se mos spërkaten me jashtëqitje zogjsh dhe nuk mund të lënë rrobat për t’u tharë për shkak të pulëbardhave që qarkullojnë sipër, përcjell Telegrafi.

Një hapësirë afër, e drejtuar nga SUEZ Recycling and Recovery UK – në Altham, Lancashire të Anglisë, përdoret nga këshilla të shumta bashkie për të asgjësuar mbeturinat shtëpiake.

Dhe Gary Hough, i cili ka nisur “një fushatë kundër”, tha se gjatë verës rreth 5000 pulëbardha fluturojnë sipër.

“Thjesht po përkeqësohet gjatë gjithë kohës. Kam jetuar këtu për nëntë vjet dhe kurrë nuk ka qenë kaq keq”, ka thënë 62-vjeçari.

“Ne nuk mund të ulemi jashtë, makinat dhe mobiljet tona të jashtme janë vazhdimisht të mbuluara me mbeturina të pulëbardhave dhe kam gjetur se kockat e qengjit dhe pulës kanë rënë në makinën time dhe në kopshtin tim. /Telegrafi/

Exit mobile version