Site icon Telegrafi

Banorët e një ishulli në Maldive: E kemi parë aeroplanin e “Malaysia Airlines”

Disa banorë të Kuda Huvadhoo në Dhaalu Atoll, thanë se ata e panë një avion të bardhë me vija të kuqë duke fluturuar ngadalë mbi ishull dhe se dyert e aeroplanit ishin qartësisht të dukshme.

Banorët thanë se shin shqetësuar nga një zhurmë e pabesueshme rreth orës 6.15 të paradites në kohën lokale, më 8 mars dhe kishin parë një aeroplan që fluturonte nga jugu në lindje.

Shenjat e dyshimta u shënuar rreth 3218.69 km nga Kuala Lumpur.

"Nuk kam parë kurrë një avion duke fluturuar aq poshtë mbi ishullin tonë më parë. Kemi parë hidroavion, por jam i sigurt se a nuk ishte njëri nga ta. Kam mundur të dalloja qartë dyert e aeroplanit", ka thënë një dëshmitar, për mediat australiane.

26 vende po ndihmojnë në kërkimin e aeroplanit të zhdukur të fluturimit MH370, por Maldivet nuk janë në mesin e tyre./Telegrafi/
 

Exit mobile version