Site icon Telegrafi

Banorët e Nishefcit në Podujevë, ndër të vetmit pa asfalt (Video)

Të dy skajet e rrugës së lagjes Nishfeci të fshatit Ballofc të Podujevës janë të asfaltuara. Vetëm pjesa ku janë banorët, rreth 1 kilometër e gjatë, është pa asfalt.

Banorët thonë se kështu u lanë qëllimisht nga zyrtarët komunalë të Podujevës, pasi komunarët kanë lidhur inat për të mos e përfundojnë këtë projekt që kishte nisur në vitin 2013, raporton KTV.

Siç thonë ata, një ish-banor i këtij fshati u ka thënë pushtetarëve se janë hajna.

Drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Durim Salihu, e mohon se e kanë lënë pa asfalt këtë rrugë për çështje inati.

Sipas tij, arsyeja e gjendjes së rrugës është si pasojë e një kontrate që ka qenë në vitin 2013-2014, ku siç thotë ai, ishte planifikuar të bëhet vetëm rregullimi i fazës së parë të rrugës.

Exit mobile version