Telegrafi

Banorët e Nerashtit përballen me mungesën e ujit të pijshëm (Video)

Assesi të merr fund problemi disa vjeçar më ujin e pijshëm në fshatin Nerasht të Tetovës. Edhe pse një vit më parë u lëshua në përdorim sistemi i ri i ujësjellësit, megjithatë 70 për qind e banorëve nuk kanë ujë dhe për këtë problem akuzojnë komunën e Tearcës.

Drejtori i Ndërmarrjes publike Higjiena në komunën e Tearcës Mefail Miftari, për Alsat-M tha se banorët ballafaqohen me mungesën e ujit për pije, kryesisht për shkak të refuzimit për të paguar faturat e ujit.

Kreu i komunës së Tearcës Isen Asani, ka ftuar banorët e Nerashtit, që të lidhin kontrata me komunën pasi në të kundërtën, ujë nuk do të kenë .

Aktualisht, banorët e Nerashtit, ujin për pije e sigurojnë në fshatrat tjerë, ndërsa shpesh herë u ndodhë që të bëjnë disa kilometra për të mbushur ujë./Telegrafi/