Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton se gjatë ditës së shtunë do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm.
Sipas kompanisë, kjo ndërprerje do të ndodh pasi do të punohet në vendosjen e ujëmatësit në Lushtë.
“Njoftojmë konsumatorët e Mitrovicës (Jug dhe Veri) dhe Skenderajt se të shtunën më datë 13.03.2021 do të këtë ndërprerje të ujit të pijes dhe atë nga ora 09:00 – 17:00. Arsyeja e ndërprerjes qëndron në faktin se kompania “Iber Lepenc” e cila menaxhon kanalin e ujit të pa përpunuar nga e cila ujësjellësi furnizohet me ujë të papërpunuar do të punoj në vendosjen e ujëmatësit në Stacionin e Pompave në Lushtë. Lusim të gjithë konsumatorët individual, institucional, bizneset, etj., që të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre në mënyrë që mos të hasin në vështirësi me rastin e kryerjes së veprimtarive të tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/