Disa banorë të lagjes Mati 1 janë duke protestuar para Komunës së Prishtinës, për shkak se podrumet e ndërtesës ku jetojnë janë vërshuar nga ujërat e zeza.
Banorët që jetojnë në rrugën B thonë se me ketë problem po përballen tashmë që një vit dhe për këtë e kanë njoftuar edhe komunën.
Ndërsa kanë bërë të ditur që tashme 10 ditë podrumet e tyre janë të mbushura me ujëra të zeza.
Përfaqësuesi i banorëve, Musa Gashi, ka thënë se gjithmonë kur ka reshje podrumet e tyre përfundojnë në atë gjendje, por që sipas tij këtë herë thellësia ka shkuar në 1 metër, raporton KP. Deri më tani askush nga zyrtarë të komunës së Prishtinës nuk i ka takuar.