Site icon Telegrafi

Banorët e Llabunishtës së Strugës protestuan kundër guroreve

“Stop guroreve”, “Mos e varrosni të ardhmen tonë” këto ishin parullat që protestuesit e Llabunishtës së Strugës i mbanin në duar. Ata bllokuan rrugën regjionale Strugë-Dibër duke kërkuar nga autoritet qeveritare të marrin masa dhe të mbyllin guroret në Llabunishtë.

Llabunishta problem me guroret ka që në 1996-97 kur edhe filluan të hapen një e nga një. Dy vite më parë ata u mbyllën, por tani kanë filluar të hapen sërish një nga një. Banorët akuzat për guroret i drejtojnë drejt Ministrisë së Ekonomisë.

“Mund ta shihni nga fotografia se nga pika e parë e gurores dhe deri tek shtëpitë e para kemi jo më shumë se 90 metra, nga ana jonë janë ndërmarr masa kemi dërguar ankesa edhe deri te Ministria e Ambientit Jetësorë, Ministria e Ekonomisë dhe tek qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tek të cilat ankesa qartë kemi treguar me dëshmi të qarta ku kanë edhe bazë për marrjen e koncesioneve”, thotë Alija Qazimi-Banor.

“Njëri nga koncensionerët është një debitor i madh tatimor, me tatim të pa paguar prej 35 milionë denarëve siç mund ta shihni këtu, këta janë të dhëna oficiale të publikuara tek zyra për të ardhura publike, i njëjti koncensioner në këtë gurore punon me kompani tjetër që në bazë të ligjit ka bazë për marrjen e koncesionit, koncensioneri tjetër edhe pse koncesioni ka 77 mijë katror ka dal jashtë kufijve të koncesionit që në bazë të ligjit mund t’i merret koncesioni”, tha Jasmin Qazimovski, banor.

“Mirë që erdhët para hyrjes dhe jo brenda në Llabunishtë sepse edhe ju do ta ndjenit erë dhe tym të diçka që është jo e pastër. Unë jam përfaqësueses i diasporës, nuk jetoj këtu 12 muaj, por një muaj e gjysmë dhe po luftoj për Llabunishtën tonë”- thotë Nagim Mustafa, mërgimtar.

Llabunishtasit thonë se nëse nuk zgjidhet problemi me gurorët do t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme.

“Le të mendohet qeveria e Maqedonisë Veriore kur të ketë zgjedhje, dmth shumë lehtë ne mund ti bojkotojmë zgjedhjet a për atë unë do të punoj, jap o e them edhe para mediave, unë do ta udhëheq atë kampanjë për bojkotim të zgjedhjeve”, deklaroi Alim Salloski, kryetar i Organizatës Ekologjike Natura – LLAB.

Si hap i ardhshëm i banorëve do të jetë bojkotimi i mësimit në Shkollën e Llabunishtës ku mësojnë mbi 1000 nxënës, si dhe do t’i radikalozojnë protestat, në të ardhmen deri në arritjen e qëllimit të tyre që guroret në këtë fshat të mbyllen tërësisht./TV21/

Exit mobile version