Site icon Telegrafi

Banorët e Lipës në luftë me zjarrin për të tetën ditë: Pamje dramatike nga “Maja e Hasanit”

Banorët e fshatit Lipë janë duke luftuar me zjarrin për të tetën ditë radhazi në zonën e njohur si “Maja e Hasanit”.

Zjarri ka shkatërruar mbi 200 hektarë pyje dhe livadhe, duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor dhe ekonomik.

Në videot e dërguara në redaksinë e Telegrafit nga banorët e zonës, shihen duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të shuar flakët.

Ndërkohë, ata ankohen për mungesën e reagimit nga institucionet lokale dhe zjarrfikësit, duke kërkuar që prokuroria e Pejës të nisë një hetim për neglizhencën në këtë situatë emergjente. /Telegrafi/

Exit mobile version