Telegrafi

Banorët e lagjes Taftalixhe mbrojnë parkun e tyre, për së treti herë

Për së treti herë banorët e lagjes Taftalixhe në Shkup kanë mundur të mbrojnë parkun e lagjes së tyre në rrugën e Bukureshtit, duke e penguar ndërtimin e një ndërtese në atë vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Banorët i kanë penguar puntorët dhe eskavatorët që janë afruar në mëngjes për të filluar punën.

Pas problemeve në mes banorëve dhe punëtorëve ka mbërritur policia e cila nuk reagoi në kohë.

Kur kanë mbërritur gazetarët e disa televizioneve të dy grupet janë tërhequr.

Banorët e kanë porositur kryetarin e komunës Stevçe Jakimovski që paratë për këtë ndërtesë t’i dërgojnë për vërshimet në Stankovski, Hasanbeg dhe vende tjera të vërshura në Shkup./Telegrafi/