Site icon Telegrafi

Banorët e lagjes Sofalia, një javë pa ujë të pijshëm

Hapja e pishinës se Gërmisë i ka lënë pa ujë, për rreth një javë, banorët e lagjes “Sofali” në Prishtinë. Së paku kështu ka thënë për Telegrafin një banor i kësaj lagjeje, me inicialet D.B.

Ai ka theksuar se, në krahasim me vitin e kaluar, kur pishina nuk ishte e hapur, këtë vit janë shfaqur probleme të vazhdueshme të furnizimit me ujë.

“Inkasanti i Ujësjellësit rajonal ‘Prishtina’, na ka thënë se mungesa e ujit të pijes është si pasojë e hapjes së pishinës në Gërmi. Banorët janë në vështirësi, sepse edhe puset e hapura nga ta, në këtë kohe janë shteruar”, ka theksuar qytetari./Telegrafi/

Exit mobile version