Site icon Telegrafi

Banorët e karantinuar hedhin mobilje nga ballkonet, banorët lokalë përgjigjen me gurë – aktivizohet policia dhe ushtria italiane

Një banor i inatosur në karantinë në një bllok këshilli hodhi një karrige prej druri nga ballkoni i një apartamenti në një “zonë të kuqe” të coronavirusit në Itali.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ishte një nga 700 personat që urdhëruan të qëndronin brenda në katër blloqe strehimi këshilli në Mondragone – 60 km në veri të Napolit – që nga e hëna, ndërsa autoritetet lokale shëndetësore po i testojnë ata për coronavirusin.

Dhe siç bëhet e ditur, shumica e atyre që jetojnë atje janë bullgarë që punojnë në bujqësi.

Si pasojë, një grup protestuesish italianë iu përgjigjën duke hedhur gurë në makinat e bullgarëve dhe duke goditur dritaret.

Kështu që, policia dhe ushtria u dërguan për të siguruar pikën e nxehtë të të prekurve me COVID-19, e cila ka 49 raste të virusit – pasi banorët e irrituar u përpoqën të arratiseshin nga blloqet.

Një nga arsyet kryesore të protestës së tyre ishte se disa ishin punëtorë pa dokumente që kishin frikë të humbnin punën e tyre.

Gjithsesi, ky nuk ishte grupi i vetëm i rasteve të reja në Itali, i cili ngriti bllokimin e tij në fillim të qershorit pas tre muajve të një pandemie e cila ka vrarë zyrtarisht më shumë se 34.600 njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version