Zjarret kanë përfshirë zona të mëdha të rajonit të Rostovit të Rusisë, me pamjet e postuara në mediat sociale që thuhet se tregojnë shtrirjen e flakëve dhe tymit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rajoni i Rostovit në Rusinë jugperëndimore kufizohet me rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës dhe është një zonë kyçe bujqësore që siguron më shumë se një të dhjetën e grurit të Rusisë.
Megjithatë, ai është përballur me një thatësirë të mëvonshme këtë vit, që ndër tjerash, ka ulur prodhimin me gati një të tretën.
📸 Rostov in flames 🔥
Fires continue to burn near Rostov tonight. pic.twitter.com/idbG3OSWrG— LX (@LXSummer1) September 15, 2024
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonet Aksaysky dhe Neklinovsky të rajonit me Ministrinë e Politikave Rajonale duke thënë se për shkak të motit të thatë dhe të nxehtë “mbetet rrezik ekstrem nga zjarri”.
Mediat thanë se më shumë se 50 zjarre kishin shpërthyer të dielën, duke kërcënuar ndërtesat e banimit dhe duke çuar në disa evakuime. Deri të hënën, kishte pasur 140 zjarre, sipas guvernatorit rajonal Vasily Golubev.
Many fires the past days in the Rostov region of Russia. Russian media says 135 of which 5 were of "high rank" and they suspect "arson" 👀🤷 pic.twitter.com/WxD41Tmrtd
— Kvist.P 🇩🇰🇺🇦 (@kvistp) September 16, 2024
“Banorët vendas e kanë krahasuar situatën në qytet me apokalipsin”, raportoi gazeta lokale e lajmeve Rostov Gazeta.
Ndërkohë raportohet se më shumë se 2,000 zjarrfikës dhe 300 pajisje u vendosën për të shuar flakët që shpërthyen të dielën dhe u përhapën nga erërat e forta.
Tymi përfshiu kryeqytetin rajonal Rostov-on-Don, duke penguar dukshmërinë për drejtuesit e mjeteve.
⚠️ More burning landscapes from Moscow. Rostov is on fire🔥🔥🔥 pic.twitter.com/FeKPrQdbo2
— Iris Schneider (@IrisEllen0355) September 16, 2024
Ndërtesa të tjera u dogjën në fshatrat fqinjë, duke çuar në evakuime.
Banorët e qytetit janë ankuar për erën e padurueshme të djegies, tymit dhe hirit dhe ata që kanë probleme me frymëmarrjen janë këshilluar të mos dalin jashtë.
Në një përditësim të hënën në mëngjes, Golubev shkroi se rajoni kishte parë rreth 140 zjarre, duke dëmtuar gjithsej 30 ndërtesa dhe djegur 13 objekte banimi. /Telegrafi/