Site icon Telegrafi

Banorët e Haraçinës me vetëiniciativë pastrojnë dëborën (Video)

Dy javë pas reshjeve të borës, Komuna e Haraçinës nuk ka arrit të pastrojë rrugët. Banorët me vetiniciativë kanë filluar me pastrimin e rrugëve. Ata thonë se shumë herë kanë kërkuar ndërhyrjen e Komunës, por kanë hasur ë vesh të shurdhur, andaj edhe janë drejtuar për ndihmë në LSDM-në e Zaevit, parti e cila fitoi shumicën e votave në këtë Komunë.

“Ne kërkuam nga Oliver Spasovski dhe Zaevi, dhe ato i prunë këto eskavatorë që dje dhe dy javë do i lejnë këtu që të pastrojnë, tjetërkush askush nuk interesohet për neve. Çfarë komune, këtu nuk funksionon as komuna asgjë, as nuk pastrojnë as kryp nuk hedhin, që kur e kemi votuar Zaevin kanë filluar na ndihmojnë”, deklaroi një banor për televizionin Alsat-M.

Alsat-M ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e Haraçinës, Brahim Ajvazi, mirëpo nga komuna kanë njoftuar se ai nuk ndodhet në Komunë, ndërsa pranuan se kjo komunë nuk ka kapacitete për pastrimin e dëborës./Telegrafi/

Exit mobile version